Ngjarja e rëndë e Velipojës ku humbën jetën 4 persona pas mesnatës të së shtunës, vazhdon të komentohet nga shumë shkodranë e shqiptarë në rrjetet sociale dhe jo vetem. Ka patur një heshtje deri tani të deputetëve aktualë apo atyre të zgjedhur me 25 prill në qarkun e Shkodrës nga radhët e PS- së.
Mesa duket, kjo është vënë re edhe nga komentues të shumtë në rrjetet sociale. Kështu, në një postim të deputetes së zgjedhur Edona Bilali për procesin e vaksinimit në vend, kanë komentuar disa persona. Ata në fakt, nuk janë marrë me temën e publikimit të deputetes së zgjedhur, por me ngjarjen e rëndë në Velipojë.
Edhe pse Bilali u shkruan në përgjigje se “me fol për ngjarjen e Velipojës nuk kam asnjë tager”, komentuesit i kujtojnë publikimet për fushatën e vaksinave por edhe për mundësimin e tifozëve në ndeshjen e Vllaznisë në Tiranë për Kupën e Shqipërisë. Më poshtë komentet dhe përgjigjet e deputetes së zgjedhur të Shkodrës Edona Bilali.