Një nga aktorët më të spikatur të skenës dhe ekranit, feston sot ditëlindjen. Ndriçim Xhepa, i konsideruar si më i riu i brezit të artë të aktorëve shqiptarë, feston 65 vjetorin e një jete dhe karriere të spikatur në artin shqiptar. ShkodraWeb i uron shendet e jetë të gjatë aktorit Ndriçim Xhepa.
KUSH ËSHTË NDRIÇIM XHEPA
Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957 në Tiranë. Pas mbarimit te studimeve për aktor, në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar. Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” te Dorstit, me te cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, te vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” te Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” te Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” te Uajlldit dhe “Kapitulli i Dytë” te Sajmonit me të cilin fiton Çmimin për Aktorin më të Mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier. Që nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik.
Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon…” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradheti bashkëshortore” te Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive te Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” te Shekspirit.
Aktivizohet me sukses në rreth 30 filma, nga te cilët veçohen “Shokët” i K. Çashkut, “Kohe e largët”, “Treni niset në shtate pa pesë” dhe “Përdhunuesit” te S. Pecanit, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” te I. Muçajt e K. Mitros, “Hije që mbeten pas” i E. Musliut “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” te V. Priftit, “Kthimi i Ushtrisë se Vdekur” i Dhimiter Anagnostit, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” te A. Minges, “Plumbi prej plasteline” i A. Minarollit dhe “I dashur Armik” i Gj. Xhuvanit. Aktualisht po xhiron filmin “Lutja e dashurisë”, me regjisor A. Minarolli dhe Y. Aliçka.
VLERËSIME
Në festivalet V dhe VI të Filmit, është fitues i medaljeve për aktor.
Tre herë fitues i Kupës për Aktorin më të Mirë në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000.
Fitues i Çmimit “Aleksandër Moisiu” për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit më 1995 dhe Çmimit për Aktorin më të Mirë në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2004”.
FILMAT KU KA INTERPRETUAR
Delegacioni – (2018) zyrtari i partisë Spiro
Ada – (2013)
Në kërkim të kujt – (2011) serial Biznesmeni Basri Neziri
Lutjet e dashurisë – Kronikë provinciale (2009)… Zeneli
Lindje, perëndim, lindje – (2008)… trajneri i çiklizmit Ilo Zoto
Sekretet – (2008)… doktori
Eduart – (2006)… babai i Eduartit
Omiros – (2005)… krye-polici
I dashur armik – (2004)… Harun
Porta Eva – (1999)… David
Kaskadori shqiptar – (1998)
Dasma e Sakos – (1998)
Përdhunuesit – (1995)
Loin des barbares – (1994)… Selmani
Plumbi prej plasteline – (1994)
Pas fasadës – (1992)
Enigma – (1991)
Unë e dua Erën – (1991) (TV)… Genci
Kthimi i ushtrisë së vdekur – (1989) Gjenerali gjerman
Flutura në kabinën time – (1988)… Tomi
Treni niset më shtatë pa pesë – (1988)… Astriti
Telefoni i një mëngjesi – (1987)… Neritani
Tri ditë nga një jetë – (1986)… Drini
Hije që mbeten pas- (1985)… Beni
Të mos heshtësh – (1985) Ardi
Enveri ynë – 1985
Vendimi – (1984)… Veroniku
Duaje emrin tënd – (1984)… Arseni
Kohë e largët – (1983)… Piktori Andrea Selca
Shokët – (1982) Genci
Njeriu i mirë – (1982)… Aleko
Keshilltaret – 1979… Bejto