Shkruan në Facebook Helidon Bushati, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Tryeza me pedagogët e Universitetit të Shkodrës. Arsimi i lartë është në një situatë emergjente! E ardhmja e fëmijëve tanë është në pikëpyetje.
Falemnders çdo pedagogu që situatën e arsimit e sheh përtej optikës së një ngjyre. Isha i nderuar të diskutoja me pedagogë rreth situatës së vështirë në të cilën ndodhet arsimi i lartë dhe të ofroja angazhimet tona.
Numri i studentëve në Universitetin e Shkodrës është këmbanë që bie për secilin prej nesh. Është pikëpyetje që rrezikon të ardhmen e vendit, por që pas 25 Prillit do të marrë përgjigjen e duhur. Sepse arsimi i lartë është prioritet ynë kombëtar.
Kërkesat e protestës së studentëve të Dhjetorit kanë vëmendjen tonë të veçantë.
Ne kemi një plan. Rroga për pedagogë nga 900 euro dhe për profesorë nga 1300 euro, do të investojmë në arsimimin e studentëve të shkëlqyer në universitetet më të mira në botë, do të financojmë kostot për familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë dhe 36 milionë euro për dixhitalizimin.
Me këtë plan, e ardhmja e vendit tonë fiton!