Martin Shkreli, një biznesmen amerikano- shqiptar i dënuar me 7 vite burg në SHBA për mashtrim me prodhimin e ilaçeve kërkon lirinë për të gjetur kurën ndaj virusit të frikshëm që ka pushtuar botën. Shkreli përveç suksesit si biznesmen në SHBA në fushën e medikamenteve ka fituar edhe tituj të tjerë negativë si “njeriu më i urr yer” në SHBA për 2015 apo “shqiptari më i urr yer në botë”.
Por kësaj radhe ai kërkon vetëm 3 muaj liri, nën mbikqyrje të rreptë për të kontribuar në gjetjen e një kure për të mposhur CO VID-19. Po ashtu Shkreli thotë se nuk do që të përfitojë në asnjë formë nga medikamenti për korona virusin.
Në fakt Shkreli apo i njohur ndryshe si ‘Pharma Bro’ ka përfituar më parë prandaj dhe është dënuar me 7 vite burg në 2018. Ai rriti çmimin e një ilaçi antiparazitar 56-fish, nga 13 dollarë në 750 dollarë ndërkohë që gënjente investitorët për ecurinë e ilaçit.