Ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema u shpreh në emisionin “Sport News Plus” në “News 24” se nuk mund të thuhet akoma që Vllaznia ka rënë pas humbjes me Laçin. Ai mendon se skuadra shkodrane është në kohë të rikuperojë gabimet.
“Vllaznia – Thashë që në emisionin e kaluar kur kishim mesfushorin Herald Marku se do t’i bie disi loja Vllaznisë. Ekipet nuk e shohin si në fillim, por si rival direkt. Loja bie edhe për shkak të formës jo të mirë që mund të kalosh në disa momente. Ky është momenti për ekipet që po konsolidohen si: Partizani, Laçi, Teuta, Kukësi.
Vllaznia nuk do ta ketë të lehtë të marrë ndeshjet si në filllim. Në një moment kur nuk luan mirë, duhet të menaxhohet pjesa mbrapa. Pikët janë aty, secila bën llogaritë e veta për objetkivat Laçi, Tirana, Partizani edhe Vllaznia. Është pak herët të themi se i ka rënë loja Vllaznisë. Mbetet për t’u parë se janë bërë 4-5 ekipe në grup. Duhet të jesh dhe pragmatist në fushë
Po të isha trajner i Vllaznisë, më mirë të humbisja tani me Vllaznisë sesa në fund. Një ekip që di të ngrihet sidomos në humbje. Duhet të flasë trajneri me lojtarët se si kanë shkuar gjërat për të ndryshuar. Por, Vllaznia ka kalendar të mirë dhe ka diferencën e pikëve dhe është në kohë t’i rikuperojë gabimet ”, deklaroi Mema.