Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit 66-vjeçar Behar Sofia, në mes të Tiranës. Zbardhjet një pjesë të dëshmisë së autorit të ngjarjes, 23-vjeçarit Ernejt Shyti, i arrestuar një ditë më parë në Mal të Zi.
I riu ka thënë para uniformave blu se e ka kryer krimin për 50 mijë euro. Shyti është shprehur se i ishin premtuar 50 mijë euro për vrasjen e Sofisë, shumë të cilën ai thotë se nuk e ka marrë.
Ai është shprehur se shumën prej 50 mijë eurosh do ta merrte në momentin e vrasjes së biznesmenit Sofia. Më tej, siç raporton gazetarja Lala, 23-vjeçari ka dhënë edhe emrat e personave, që e kanë kontaktuar për krimin e rëndë, njëri prej të cilëve është shoqëruar dhe po merret në pyetje.
Organet e drejtësisë vijojnë hetimet për arrestimin e të tjerë personave, të përfshirë në krim, ndërsa ka gjasa që njëri prej të arrestuarve të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të rrëfejë gjithë të vërtetën.