Zbardhet dëshmia që ka dhënë për policinë, ish-shefi i SHIK-ut në Berat, Artan Dauti pas dhunës që pësoi mbrëmjen e sotme. 48-vjeçari, siç mëson BalkanWeb sapo dilte nga makina që e kishte parkuar poshtë banesës së tij kur dy persona e kanë qëlluar me mjete të forta.
“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, – ka thënë ai në dëshminë e parë për policinëm nga shtrati i spitalit ku ndodhet pas sulmit fizik.
Dauti ka shërbyer si shef i SHIK-ut në Berat në vitet 1993- 1996, ndërsa prej vitesh jetonte në Itali bashkë me familjen. Prej tre ditësh ai ishte kthyer në vendlindje, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e këtij sulmi./balkanweb/