Shkruan në Facebook Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe: Me ritmin e rinisë dhe vetëm përpara.
Në takimin me të rinjtë e FRESH-it biseduam, luajtëm, planifikuam dhe vendosëm prioritetet e qeverisjes sonë, ku të rinjtë kanë qenë dhe do të mbetën protagonistë në vendimarrje dhe drejtues të sektorëve më të rëndësishëm të bashkisë.
Kemi gjithë suportin e duhur nga 2 Ministret e Kabinetit Qeveritar znj.Elisa Spiropali dhe znj.Edona Bilali si dhe nga deputeti Paulin Sterkaj, për të mbështetur me grante apo lehtësira fiskale çdo ide inovative dhe sipërmarrje që vjen nga të rinjtë. Vendit tonë i duhet energjia, kreativiteti dhe guximi i të rinjve.
Me banorët e Egçit, Linajve, Lepuroshit dhe Kurtes, për t’u siguruar se punët do të shkojnë vetëm përpara. Me investimet që janë kryer në infrastrukturën rrugore, janë hapur perspektiva të reja për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe blegtorisë.
Gjithashtu kemi realizuar rikonstruksionin e shkollës së Linajve dhe mandatin e ardhshëm kemi dy projekte të afërta për të zbatuar, Qendrën Shëndetësore dhe Kanalin Vaditës për ta kompletuar këtë zonë me resurse të jashtëzakonshme natyrore.
Banorët janë mirënjohës për punën e bërë, ndërsa Ne zotohemi të mbështesim çdo iniciativë dhe çdo individ që dëshiron të investojë në vendlindjen e tij, për ta kthyer në atraksion turistik Linajt, Egçin, Lepuroshin dhe Kurten.