Kelmend Balili, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar drōgē, ka kërkuar ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit. Mësohet se shkak i kësaj kërkesë janë bërë kushtet shëndetësore në të cilat ndodhet Balili. Ai ka depozituar kërkesë në gjykatën e Elbasanit e cila ka juridiksion burgun e Peqinit ku pretendon se qëndrimi në qelinë e sigurisë së lartë i rrezikon jetën për shkak të kushteve të rëndurara shëndetëosre dhe kufizimeve që ka në atë burg.
Prokuroria e Elbasanit palë në këtë proces ka shprehur qëndrimin kundër, duke e lënë vlersimin e kërkesës në vlerësim të gjykatës. Ndërsa gjykata ka kërkuar një ekspertizë mjekoligjore për të vërtetuar nëse qëndrojnë apo jo pretendimet e Balilit e më pas nga burgu i sigurisë së lartë ta kalojë në një burg të zakonshëm.
Ai u dënua tetorin e vitit të shkuar ndërsa 10 vite burg që ai ka marrë në shkallë të parë i ka apeluar dhe çështja po shqyrtohet në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
Kelmend Balili jetoi për dy vite në arrati për t’u vetëdorëzuar vetëm disa javë më parë, kur dosja penale e tij u dërgua për gjykim. Ai mohon të jetë përfshirë në veprimtari krīmīnale dhe këmbëngul për pāfājësi. /BalkanWeb/