Deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Agron Gjekmarkaj u përfshinë në debate në lidhje me praninë e ish-sigurimsave në politikë. Teksa Murrizi thotë se nuk është një i tillë, ndërsa Gjekmarkaj përmend një shprehje të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit “S’ka bir nënë e bir kur*e që më akuzon mua për spiun”.
Pjesë nga biseda në Open:
Murrizi: Kam një letër, ja mere lexoje (ja jep Bushatit) nuk jam spiun…
Andi Bushati: Po këtu thotë që ka spiunë…
Murrizi: Ata që s’e kanë këtë, janë spiunë, kaq, e ke marrë ti? (pyet Agron Gjekmarkajn)
Gjekmarkaj: Jo s’e kam marrë,
Murrizi: Ore, çfarë të them ty…
Gjekmarkaj: Po s’ka shanse të më akuzojë njeri mua, hajde ikim në gjyq e më lek 1 mln euro… S’ka bir nënë e bir kur*e që më akuzon mua për spiun.
Murrizi: S’më vë dot gjobë mua….S’po të akuzoj.
Gjekmarkaj: S’e bën dot, çoje në gjyq
Murrizi: A mundet që të shkosh të kërkosh dosjen tate tek BKH? T’i jap unë lekët e letrës dhe naftës.
Gjekamarkaj: E paskam falas.
Murrizi: E kam qejf Agronin se është antikomunist dhe e kam qejf të debatoj me të mbase dhe pas emisionit, por ai s’ka qejf t’i tregojë.
Murrizi: “Kam qenë në Parlament 28 vjeç ata lanë kalamajtë në rrugë e ikën me brekë e kanatjere në Durrës. Nuk e njoh historinë fare ti. Mos u bëj si Macroni tek Kurani. Unë jam këtu për të thënë se nuk jam si këto fytyra, vija nga greva e ‘90, nuk e kam qëllim që të krijoj parti o rashë e vdiqa. Por më shih në sy kur flas.
Gjekmarkaj: Po jo nuk dua, s’e kam parim të shoh burrat në sy, shoh gratë.
Murrizi: E ke marrë në emigracion këtë, ku prisje të tjerët me brekë dhe kanatiere nga Durrësi