Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Nga takimet me banorët dhe bizneset e rajonit nr.3, pata kënaqësinë të ndaja një pjesë të programit tonë për 4-vjeçarin në vazhdim.
Më shumë investime në infrastrukturë dhe përmirësim të shërbimeve. Biznesi do të ketë mbështetjen maksimale duke ndjekur politikën e taksave të ulëta. Bashkë Fitojmë dhe i japim Shkodrës zhvillim e progres.