Ish-Kryetarja demokrate e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka cilësuar votimin e qytetarëve sot në këto zgjedhje të pjesshme vendore si një votim për të shpëtuar pluralizmin. Njëkohësisht, Topalli e ka vlerësuar maksimalisht liderin historik të PD-së, Sali Berishën duke theksuar se vetëm aim und të arrinte të mobilizonte votën.
“Shqiptarët, në rastin konkret shkodranët ,kanë mençurinë për të shpëtuar pluralizmin. Dhe kjo është votë për pluralizmin, për këtë kemi luftuar 30 vjet” tha Topalli pasi votoi familjarisht në Shkodër.
“Shumica janë për ta ndërtuar jetën në Shqipëri – theksoi ajo në vijim, – dhe ky është rasti për të ndërtuar pluralizmin dhe për të larguar qeverinë aktuale dhe një opozitë të shitur.”
E pyetur për rolin e liderit historik të PD-së në këto momente që po kalon Shqipëria, Topalli tha: “Ai po i bën një shërbim shumë të madh vendit. Vetëm ai mund të arrinte ta mobilizonte votën ndaj dhe kjo votë është më shumë se administrative.”