Dita e djeshme, e diela, ka qenë e mbushur me aktivitete në Velipojë. Kandidati i PS- së për Bashkinë Shkodër Benet Beci, ka organizuar të rinjtë shkodranë në një ditë shumë aktive, mbushur me aktivitete të larmishme.
Plazhi i Velipojës, në një ditë që më shumë i ngjate verës se pranverës nga moti dhe temperaturat, ka tërhequr vëmendjen e qindra të rinjve që i janë bashkuar eventeve të shumta.
Vetë kandidati Beci, në një publikim në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një video të shkurtër, shprehet: “N’Velipojë, me të rinjtë që kanë nevojë për besim e mundësi, e sigurisht edhe për festë.”.