Pavarësisht angazhimeve të të dyve, përpiqen të gjejnë një ekuilibër për familjen dhe kohën e kushtuar asaj, disiplinën dhe traditat familjare, si ngrënia e vakteve së bashku.
Gerta Heta dhe Matko Djarmati kanë rrëfyer këtë të diel në rubrikën “Gjysma ime” në emisionin “E Diela Shqiptare” historinë e tyre të dashurisë.
Ndërsa flasin për dy vajzat dhe si i kanë vendosur për emrat e tyre, Heta rrëfeu një ngjarje fatkeqe që ka shkaktuar humbjen e njërës prej binjakeve që priste.
Ardit Gjebrea: Po emrin vajzave kush jua ka vënë? Kush ia ka vënë Luna?
Gerta Heta: Unë i dhashë Matkos 5 opsione dhe Matko preferoi Lunën. Kisha një listë, i thashë zgjidh nga këto të pesta, mua më pëlqejnë të pesta, zgjidhe ti, po ta lë ty zgjedhjen e gocës dhe e ka zgjedhur Matko.
Ardit Gjebrea: Matea?
Gerta Heta: Për Matean ngaqë ishim në shtatzëni binjakësh do i vendosnim emrat Gea si Gerta, Matko-Matea, domethënë me dy shkronjat e para të emrit.
Ardit Gjebrea: Por ju vetëm Matean keni?
Gerta Heta: Po, ka qenë një periudhë e zezë e jetës që nuk është se nuk e flas, por është një plagë që që është gjithmonë aty dhe sa herë që e flasim, më ngacmohet. Por falë Zotit, kemi vetëm Matean dhe e kemi shëndoshë e mirë se mund të ishte edhe më keq. Po, kemi humbur njërën nga vajzat dhe unë i thashë Matkos që në momentin që humbi Gea, le t’ia vëmë vajzës që jeton emrin Matea sepse me humbjen e Geas ka humbur dhe Gerta. Domethënë, Gerta-Gea, me vdekjen e saj ka vdekur edhe një pjesë e imja.
DASHURIA ME BASHKËSHORTIN KROAT
Ardit Gjebrea (drejtuar Gertës): Po çfarë di nga Kroacia ti?
Gerta Heta: Po di, di ato kryesoret unë.
Ardit Gjebrea: Që do të thotë?
Gerta Heta: Të dua, sharjet i di të gjitha. Di, di, kuptoj.
Ardit Gjebrea: Muzika?
Gerta Heta: Muzika…kemi një këngë që më pëlqen, që e kemi patur këngë dasme, por nuk di një këngë.
Ardit Gjebrea: Si titullohet?
Gerta Heta: Quhet “Budi Moja Voda”- “Bëhu uji im”, sepse unë jam zjarri.
Ardit Gjebrea: Po këtë e di edhe unë, eja të të shoqëroj në piano dhe ia këndojmë Matkos.
Gerta Heta: E di? E kam seriozisht. Por vetëm refrenin se nuk e di pjesën e fillimit.
Ardit Gjebrea: S’ka problem, eja përshëndesim Matkon.
Pas performancës, Gerta shkoi drejt bashkëshortit dhe e puth duke i thënë “Volim te” (Të dua). /tvklan.al/