Kryetari i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një tur takimesh në Qarkun e Shkodrës. Ai ka prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” në Malësi të Madhe dhe Shkodër.
Pas këtyre takimeve, ish- presidenti Meta ka shtruar një iftar për besimtarët myslimanë në kuadër të muajit të Ramazanit. Në një publikim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Meta shkruan:
“Kënaqësi të merrja pjesë sot në një darkë Iftari së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia për të ndarë respektin dhe nderimin për Muajin e Shenjtë të Ramazanit!
Nga Shkodra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë, kudo ndodhen, një agjërim të mbarë dhe të pranuar! Qoftë përkushtimi juaj ndaj Zotit dhe besimit gjithnjë e më i madh, me vepra të mira në shërbim të çdo qytetari dhe në veçanti ndaj më të pamundurve!”, është mesazhi që përcjell ish- kreu i shtetit nga Shkodra.