Shkodra po rrit në gjirin e vet një talent të padiskutueshëm në shkencat ekzakte. Ai është Dijen Plangaj, akoma pa i mbushur 13 vjeç dhe që për të tretin vit radhazi, fitoon medalje ari në Olimpiadën “Cogito” të organizuar në Tiranë.
Dijeni ka konkurruar në vitin 2020, 2021 dhe 2022, duke u shpallur fitues në eventin e organizuar me pjesëmarrjen e kolegjeve më prestigjoze. Është vertetë një krenari për familjen, të afërmit por edhe për Shkodrën.
Një talent i tillë si Dijeni, ka nevojë për mbështetje por edhe të udhëhiqet në rrugën e nisur për të arritur përherë e më shumë në standarte më të larta.
ShkodraWeb i uron suksese Dijenit në rrugën e tij të dijes e talentit, ndërsa sensibilizon institucionet publike e private ta mbështesin atë, siç edhe të gjithë talentet e tjera të Shkodrës, të cilat fatmirësisht nuk mungojnë.