Gazetari i News24, Prend Shota është ndarë sot nga jeta. Mësohet se Prend Shota ka ndërruar jetë në Farkë, pas një infarkti kardiak.
Shota ka qenë prej vitesh gazetar që mbulonte Kurbinin dhe Krujën, duke sjellë nga afër zërin e qytetarëve sa i takon problematikave nga më të ndryshme. 68-vjeçari ka mbaruar shkollën për teknolog kimist gjatë kohës së regjimit, ndërsa si fillim ka punuar në fabrikën e cembrionizimit në Fushë-Krujë si specialist në industrinë ushqimore.
Ndërkohë, pas viteve 90 ka punuar gazetar në disa media, mes tyre dhe në ‘News24’ si punonjësit e parë të këtij televizori. Prend Shota punoi me pasion deri në momentin e fundit, ndërsa la pas gruan bashkë me dy djemtë e tij.