Një lajm i rremë u shpërnda ditën e sotme në disa portale italiane për t’u kopjuar më pas nga mediat shqiptare, sipas të cilit dy shqiptarë Bujar Hysa dhe Bardhyl Hoxha janë shpallur në kërkim pasi do të përfshiheshin në një sulm ter.rorist në shtetit italian.
Lajmi thoshte se dy shqiptarët të shpallur në kërkim janë duke përgatitur një sulm ter.rorist. Shkrimi e krahasonte sulmin e planifikuar në shtetin fqinj me atë të përmasave të Bataclan- it, që solli humbjen e dhjetëra jetëve në Francë.
MUND TË LEXONI EDHE: FOTO/ Frika nga një”Bataclan” në Itali, shpallen në kërkim dy shqiptarë që konsiderohen shumë të rrezikshëm
Ndërkohë burime nga antiter.rori në policinë shqiptare thonë se prej më shumë se prej 3 vitesh Hysa ndodhet në qeli i dënuar me 18 vite në një burg të sigurisë së lartë dhe nën monitorim.
Të njëjtat burime thanë se për Hysën dhe Bardhyl Hoxhën ata s’kanë asnjë njoftim nga partnerët italian pasi në rastin më të parë do ti referonin dënimin e tij dhe vendin ku ai ndodhet në burg.
Hysa u arrestua tre vite më parë së bashku me një grup imamësh të vetë shpallur që rekrutonin besimtarë të rinj për të luftuar në Siri.