Pas Gjermanisë në ndeshjen e parë, Meksika ka mundur pa probleme edhe Korenë e Jugut. Në minutën e 25- të Vela ka shënuar golin e parë me 11- metërsh, ndërsa Chicharito ka dyfishuar rezultatin në minutën e 66- të. Kaq ka mjaftuar që Meksika të sigurojë thuajse zyrtarisht edhe kalimin e grupit, pavarësisht se Son në minutën e 3- të shtesë ka shënuar “golin e nderit”. Ruhen rezerva sepse Suedia ka 3 pikë dhe ndeshjen e fundit e ka pikërisht me Meksikën. Ndërsa në orën 20.00, Gjermania do të luajë me Suedinë dhe për të ruajtur deri diku qëtësinë, i duhet të fitojë me çdo kusht. Në të kundërt, Gjermania thuajse i thotë lamtumirë Botërorit. Aktualisht Meksika ka 6 pikë në dy ndeshje, Suedia 3 pikë me vetëm një ndeshje, Koreja e Jugut 0 pikë në dy ndeshje po aq sa edhe Gjermania por që duhet të luajë sonte me suedezët. Ndërsa Koreja e Jugut edhe zyrtarisht i thotë lamtumirë që sonte Botërorit.