Vllaznia ka nisur punen per ndertimin e skuadres dhe hapi i pare i rendesishem eshte rikthimi i futbollisteve te talentuar shkodrane qe luajne me ekipet e tjera.
I pari qe ka firmosur eshte mbrojtesi Egzon Shimaj i cili ne dy sezonet e fundit ka qene pjese e Beses. Klubi Vllaznia ka njoftuar se me kete futbollist eshte firmosur nje kontrate trevjeçare.
FIRMOS MBROJTËSI SHKODRAN EGZON SHIMAJ
Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me futbollistin 20 vjeçar Egzon Shimaj. Ai është produkt i Akademisë Vllaznia ku është shpallur kampion me U-19 duke luajtur në kompeticionin europian të Uefa Youth League.
Shimaj rikthehet tek Vllaznia pas një eksperience 2-vjeçare me Besën e Kavajës. Ndërkohë mbrojtësi shkodran ka qënë edhe pjesë sistematike e kombëtareve të moshave U-17, U-19, U-20 .
Me këtë rikthim Vllaznia synon të adresojë një vëmendje të shtuar për të rinjtë shkodranë për t’ i dhënë besimin e duhur në arritjen e sukseseve të mëtejshme!