Angela Merkel i ka bërë një ftese publike liderit të Partisë Socialdemokrate për të filluar negociatat për formimin e qeverisë.
Merkel është shprehur se Gjermanisë i nevojitet stabilitet politik dhe jo përçarje, duhet të jenë të bashkuar për të përballuar sfidat politike dhe ekonomike.
“Jemi të gatshëm për negociata me SPD-në dhe jemi të vetëdijshëm se kjo nënkupton arritjen e një kompromisi”, deklaroj Merkel.
Deklarata e Merkelit vjen pas dështimit të negociatave edhe pse u ndërmjetësuan nga presidenti Frank-Walter Steinmeier.
Një javë më parë Partia Liberale Demokratike dhe lëvizja e Gjelbër kërkuan që qeverinë ta drejtonte pakica dhe jo Merkeli.
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani u mbajtën më 24 shtator, ndërsa ende nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë së koalicionit. Asnjë parti nuk ka deputetë të mjaftueshëm për të formuar vet Qeverinë.
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje liderëve të Unionit Demokratik-Kristisan (CDU), partisë së saj simotër Unionit Social-Kristian (CSU) dhe SPD-së që me negociata të zgjidhin krizën politike.
Presidenti i SPD-së Martin Schulz të premten porositi se ky opsion politik është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që ka në këtë situatë dhe në pajtim me këtë edhe do të sillet. Ai menjëherë pas zgjedhjeve pati thënë se nuk do të hyjë në koalicion me partnerët e deritanishëm CDU/CSU.
Të dy opsionit CDU/CSU dhe SPD në zgjedhjet e shtatorit përjetuan rënie të mbështetjes së votuesve, ndërsa nga SPD-ja e konsideron se dështimi për negociatat erdhi si pasojë e koalicionit të mëparshëm.