Një tjetër i burgosur ka thyer lejen shpërblyese dhe nuk është kthyer më në burgun e Drenovës. Detar Lipo ishte i dënuar me 4 vite burg për plagosje të rëndë. Pas përfundimit të lejes, Lipo nuk është kthyer më në vendin e vuajtjes së dënimit. Dy ditë më parë Denis Radici ishte një tjetër i dënuar që nuk u kthye në burg duke thyer lejen shpërblyese.