Pas debatit në kryesinë e PD-së një ditë më parë, ku u kërkua heqja e blindimit të selisë, merret edhe vendimi. Dyert e blinduara do të hiqen nga selia e Partisë Demokratike.
Deputetët tani do futen nga hyrja kryesore dhe jo nga ajo anësore.
Teknikët kanë filluar heqjen e dyerve të hekurit, të cilat u vendosën më datë 6 janar, vetëm dy ditë para protestës së 8 janarit
Blindimi i selisë ishte një skandal që simbolizonte atë që ndodhi me partinë gjatë drejtimit nga Lulzim Basha.