Mbrëmjen e të shtunës, në Katedralen e Shkodrës është celebruar mesha e vigjiljes së Pashkës. Qindra besimtarë i janë drejtuar “Kishës së madhe” siç njihet në Shkodër, për tu bërë pjesë e meshës së celebruar nga imzot Angelo Massafra, president i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
Të pranishëm ka qenë edhe autoritete vendore, mes të cilëve edhe kandidati për kryetar i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Fitore.
Vetë Beci ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook disa foto, duke i shoqëruar edhe me mesazhin:
“Mbrëmë, mes qytetarëve shkodranë, në një natë plot mirësi e shpresë. Pashkë të bardha e të bekume!”, shkruan Beci të publikimin e tij në rrjetet sociale.