Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti, ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm në kuadër të operacioneve kundër trafikut të lëndëve narkotike. Nga Pallati i Kongreseve, ku janë prezantuar rezultatet e raportit të monitorimit nga ajri për vitin 2017, ministri italian theksoi se Shqipëria dhe Italia duhet të godasë trafikantët e drogës dhe “të paprekshmit”.
“Ne duhet të godasim trafikantët, organizatat e mëdha të trafikut të drogës, dhe të ashtuquajturit të paprekshëm, që i mbrojnë ata. Pasi në Shqipëri dhe Itali nuk ka të paprekshëm. Besoj se ky është një objektiv i rëndësishëm për realizimin e të cilit duhet të punojmë së bashku. Nga pikëpamja operative dhe shkencore, ky bashkëpunim mes dy vendeve tona, ka dhënë rezultatet të rëndësishme”, tha ministri italian.