Relacioni i përgatitur nga Bashkia e Shkodrës për privatizimin e Vllaznisë, ka zbuluar edhe detaje të rëndësishme nga klubi kuqeblu, sa i përket situatës së tij aktuale financiare.
Aty pasqyrohet shifra reale e borxhit që ka klubi për mospagesa detyrimesh ndaj tatimeve në vite, ashtu si edhe situata me rrogat në këtë skuadër .
“Bilanci dhe pasqyrat financiare janë të audituara dhe të standartizuara me kërkesat e ligjit për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare. Në fund të vitit ushtrimor 2019, shoqëria ka një borxh te akumuluar prej 176,731,402 Iekë”, shkruhej në raportin e Bashkisë që iu paraqiut Këshillit Bashkiak.
Ndërkohë, sa u përket rrogave, u bë e qartë se rroga maksimale aktualisht te klubi i Vllaznisë ishte 620 mijë lekë në muaj, e konsiderueshme duke llogaritur mesataren e kampionatit shqiptar, gjë që tregon se invesitmi që kanë bërë në Shkodër është mjaft i rëndësishëm.
“Kështu, 18 nga 25 lojtarët e skuadrës së parë paguhen me 100 – 620 mijë lekë në muaj dhe brenda 18 lojtarëve më të paguar ka diferenca të mëdha, Edhe në vendet e tjera, pagesa ekstra konsiderohet si komponent i vlerës së Iojtarëve, mbasi ato bëhen për të siguruar dhe mbajtur në ekip lojtareë të talentuar.
Për këtë qëllim si pagesë ekstra është konsideruar shuma e pagave mujore të lojtarëve mbi nivelin mesatar mujor prej 300 mijë lekë”, shkruhej në raport. /vipsport/