20 tamponë të cilët janë marrë një ditë më parë përekzaminim, ku pjesa më e madhe ishin në një fabrikë këpucësh, kanë rezultuar negativë.
Burime pranë DSHP Shkodër bëjnë me dije se pas dërgimit të mostrave në Laboratorin Epidemiologjik me Tiranë, të gjitha mostrat kanë rezultuar negative duke e lënë të pandryshuar numrin e të prekurve në Shkodër me 120 persona.
Por siç bëhet e ditur edhe nga informacioni i përcjellë nga Prefektura Shkodër, nga 120 të prekur mbi 90 për qind e tyre jane shëruar plotësisht.
Megjithatë pavarësisht shifrave të ulëta, sërish Shkodra mbetet “zonë e kuqe” në harten e bashkive që vijojnë të pësojnë nga kufizimet e përcaktuara nga qeveria shqiptare. /Burimi: EeTimestv/