Sipas disa burimeve Policia dhe Prokuroria e Krujës nisin hetimet në lidhje me publikimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për rastin e mësuesit. Mësohet se Fatmir Dervina është shoqëruar ne policinë e Krujës dhe po pyetet ne lidhje me videon perverse që qarkullon në rrjetet sociale.
Nga ana e drejtorisë arsimore është ngritur gjithashtu një grup pune qe po punon për te vërtetuar këtë ngjarje dhe nëse do rezultojë e vërtetë do ndërmarri masa disiplinore ne lidhje me mësuesin, deri ne përjashtim nga puna thonë burimet nga drejtoria arsimore.