Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e parë miqësore ndaj Uellsit, ndërsa më datë tetë qershor zbresin në fushë për takimin me Republikën Çeke. Aktualisht, kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet, ndërsa grumbullimi aktual është i veçantë për Alen Sherrin.
Portieri i Laçit e ka për herë të parë që bashkohet me kombëtaren, ndërsa në një video ka treguar se është shumë krenar që ka marrë ftesën e parë me kuqezinjtë.
“Jam shumë krenar që mora ftesën time të parë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Mezi presim ty luajmë këto dy ndeshje. Grupi më ka pritur shumë mirë dhe shpresoj në rezultat pozitiv.Shpresoj që të kem minuta dhe të luaj. Kjo do ishte një ëndërr e realizuar për mua”, u shpreh Sherri. /VipSport/