Nga Spartak Ngjela
Përmbytja i hodhi të gjitha urat e korrupsionit; Që të gjitha argjinaturat e korrupsionit; Ajo i shkatërroi të gjitha rrugët e korrupsionit.
Por ajo iu tregoi shqiptarëve se, kjo përmbytje që e ka koston afër 3 miliardë dollarë; provoi se nga ministrat e korruptuar të Bujqësisë dhe të Ndërtimit; nga drejtorë dhe klientë të tyre, u janë grabitur shqiptarëve 1 miliardë dollarë.
Të gjitha do të hetohen. Madje janë në hetim me fakte nga ekspertët e huaj.
Po Rama pse gënjen pikërisht për këtë?
Së është një i korruptuar që ka mendjen e një fëmije.
Pse, nuk e shihni çfarë gënjeshtari fëminor është, kur, pa asnjë lloj kalkulimi, thotë që: ” po të mos isha unë, Edi Rama, dëmet do të ishin shumë më të mëdha”.
Vetëm një 12 vjeçar e ka këtë kurajë injorantësh për të folur kështu.
Mbani mend një gjë:
Çdo fatkeqësi natyrore do t’ iu japë shqiptarëve provat e grabitjes së qeverive që i kanë qeverisur dhe kësaj që po e qeveris.