Gjatë një takimi me 100 biznese të vogla në ambientet e Kryeministrisë, ministri i Financave Arben Ahmetaj se me futjen e skemës së TVSH për bizneset e vogla nuk përfshihen disa lloje biznesesh siç është zejtaria. Ahmetaj tha se nuk do të rriten çmimet për biznesin e vogël.
“Po thjeshtëzojmë proceduarat për dokumentet që duhen dhe nuk do keni nevojë për të paraqitur 6 tiopologji. Sot deklarimi i të dhënave është mekanizëm i detyruar dhe mund ta bëjë online. Ky detyrim është për të gjithë ata persona që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë. Biznesi i vogël që i referohet zejtarisë, berberëve, këpucarëve, ata që shesin fruta perime do jenë të përjashtuar nga taksimi i TVSH. Gjithashtu edhe ata që janë ambulantë nuk do përfshihen në skemën e TVSH. Ne jemi fokusuar tek biznesi i madh”- tha Ahmetaj.