Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 697 raste të reja dhe kanë ndërruar jetë 6 pacientë. Kështu numri i personave që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 61,705, ndërsa ai i viktimave në 1223.
Janë kryer 3668 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 697 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cerrik, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (07 Janar 2021)
Raste të reja ditore 697
Të shëruar në 24 orë 433
Të shtruar në spitale 260
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3,668
Testime totale 280,381
Raste pozitive 61,705
Raste të shëruara 36,535
Raste Aktive 23,947
Humbje jete 1223
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13857
Fier 1743
Shkodër 1309
Durrës 1238
Vlorë 960
Lezhë 958
Korçë 881
Elbasan 851
Berat 776
Dibër 515
Gjirokastër 457
Kukës 402