Nga Arian PERAJ
Nuk po mund të rri pa reaguar kur degjoj dhe shoh në Parlament ministren “borëbardhë me syze ari” që gërthet në foltore për njëmijë e një të paverteta me ndjenjat më mosmirënjohëse ndaj atyre që e “noterizuan” me “master” ne një prej Universiteteve “fantazëm” e që ka pesë vite që i ka mbetur shiriti në të njëjtin vend….
Pse nuk djeg së pari “masterin” tuaj zonja ministre, pasi ne këtë mënyrë mund të bëheni paksa e besueshme ?!
E dini zonja ministre sa drejtues, në piramiden arsimore të ndertuar nga ju, me diploma të fituara nga këto Universitete “fantazma sipas jush”,ju dhe vetëm ju i keni emëruar në drejtim shkollash,zyrash arsimore apo mësues pa pervojë ?!
Përgjigjuni sepse unë do t’ju denoncoj publikisht dhe në institucionet nderkombetare,me emra, mbiemra, vendemërimet dhe personat që i kanë firmosur këto emërime. Janë të gjithë nën “hyqmin” tuaj, zonja ministre e shkatërrimit të arsimit.
Akoma krenoheni me projektin “PIZA” 2015, per te cilin ju nuk keni patur asnjë meritë apo kontribut. Le të presim projektin e rradhës ku ju keni një pjesë të “suksesit të reformave” tuaja. Mos harro, do jetë një dështim i turpshëm i juaji dhe një fatkeqësi e madhe për fëmijët tanë dhe shkollën shqiptare.
Të lutem, mjaft!
Mjaft me talljen e inteligjencës së njerëzve, kur krenohesh me tekstet e riparuara! Të pakten kaloji nëpër duar sa për një vështrim të shpejtë dhe po patët formimin e duhur pedagogjik e shkencor , korrigjoni gafat e pafalshme.
Mirë që deklaroi opozita në program që do furnizonte me libra falas gjithë arsimin parauniversitar, që ju t’ju “therte xhani” ta realizoni këtë në vitin e ardhshëm shkollor për nxënësit nga klasa 1-4 të arsimit të ulët parauniversitar. Le ta shikojmë sa do e realizoni.
Kulmi është kur krenoheni me sukseset me klasat kolektive. Një pyetje kam per ju :
-Jeni ndopak mësuese apo thjesht keni një diplomë mësuesie” ?!
Dhe së fundmi,keni 5 vjet qe perdorni “do të”.., por kur do ta shnderroni në ” U realizua…?!”
Kjo më ngacmoi kur çdo fjalim, dalje publike, takim të rradhës deklaroni se “do rritim buxhetin për arsimin” !
Deri kur duhet të dëgjojmë “përrallat” e “borëbardhës me syze të arta” ??!!