Shkruan në Facebook Anila Denaj, ministre e Bujqësisë: Në Malësinë e Madhe së bashku me kryetarin Tonin Marinaj dhe koleget deputetë Paulin Stërkaj, Edona Bilali dhe Agron Çela, Prefekten e Qarkut Majlinda Angoni, zhvilluam takimin me fermerët, përpunuesit, blegtorët dhe aktorë të tjerë që operojnë në sektorin rural e që kontribojnë në zhvillimin ekonomik në një zonë me potencial të lartë ekonomik.
Diskutuam së bashku mbi problemet e pronësisë së tokës, të sigurimit të tregut, mirëmbajtjen e kontratave, asistencën nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, nevojën për bashkim dhe integrim të tyre në zhinxhirin e vlerës.
Do të vijojë përditë mbështetja për punën e palodhur të njerëzve të bujqësisë, duke hapur rrugën për më shumë përfitime subvencionesh dhe të ardhurash ekonomike.