Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Shkodrës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi E. A., 23 vjeç, banues në fshatin Dobraç, i cili dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh. 23-vjeçari vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ndërkaq grupi hetimor vijon të punojë për të sqaruar rrethanat e rastit.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. A., banuese në fshatin Kuç, si dhe për shtetasit Ç. M. dhe B. H., të dy banues në fshatin Sektor, pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën përkatëse.