Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal, me datë 20.09.2018, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit:
Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal;
Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;
Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit:
Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;
Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1; /Njoftim i Prokurorisë së Shkodrës/