Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një 18-vjeçari, A. Keqi, ka ndodhur këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në Thumane-Fushë-Krujë, ndërsa raportohet se kanë mbetur të lënduar dhe 4 të rinj të cilët ndodheshin në makinë me 18-vjeçarin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në një nga kthesat, pasi ka qenë me shpejtësi të lartë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. “Më date 29.06.2019 , rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë një mjet tip Volswagen ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.K. 18 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasit A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.