Një aksident i rëndë me dy persona të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake një automjet është përplasur me një traktor dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur. Viktimat janë identifikuar si Prend Marku, 56 vjeç dhe Martin Gjoka, 54 vjeç, pasagjer.
Ngjarja rreth orës 05:10 te ‘Kryqëzimi i Kallmetit’.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.