Një i plagosur dhe një i vdekur është bilanci i aksidentit të ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Lezhë- Laç. Sipas të dhenave të para, mjeti tip Opel ku udhëtonte viktima, ende i paidentifikuar, i moshës rreth 30 vjec, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip Ford dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristrade që vinte përballë saj.
Si pasojë e humbjes së kontrollit, autovetura është përmbysur në rrugë dhe nga plaget e marra, drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje. Një prej mjeteve nga përplasja jo vetëm është dëmtuar rëndë, por edhe u përmbys jashtë rruge. Makina mban targat AA968KV, ku ka pasur edhe më shumë dëme.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar
Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje .
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.