Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji një mjet Mercedes me targa AA 517 TB që po vinte nga Tirana ka plagosur rëndë një tregtare që po shiste fruta në anë të rrugës.
E aksidentura është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por për fat të keq ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, shtetasi G.H, 23 vjeç, banues në fshatin “Bradashesh” Elbasan, është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.