Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, në fshatin Grudë-Fushë.
Një automjet tip fuoristradë, i drejtuar nga shtetasi Albert Pali, ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy të rinj, të cilët kanë marrë plagë të konsiderueshme.
Sipas informacionit të fundit, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor dhe policia janë në vendngjarje, ku po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sakaq, autoritetet po mbledhin informacione për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë incident.
Shkodër/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit” automjeti me drejtues shtetasin Albert Pali, 21 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 14-vjeçar.
Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.