Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Iballë të Pukës.
Viktima është identifikuar si Geg Prend Kola, 40 vjeç, ndërsa aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si “Laku i Qershisë”.
Policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.
Pukë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit Gegë Kola, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin Gegë Kola, që prej mbrëmjes së datës 28.09.2024.
34 vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.
Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi Gegë Kola.
Dyshohet se shtetasi Gegë Kola, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.