Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, ku ka mbetur një viktimë e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe. Aksidenti ka ndodhur pranë kompleksit “Zmijani”.
Sipas raportimeve një makinë tip Volkswagen i bardhë ka përplasut për vdekje një person i cili udhëtonte me biçikletë.
NJOFTIMI I POLICISË
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.