Aksident në Shkodër, përplasen dy makina, një i vdekur dhe disa të lënduar. Sipas informacioneve të para nga dëshmitarë në vendngjarje, aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër- Velipojë, rreth orës 18.00, në afërsi të plazhit, ku dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën. Në aksident janë përfshirë një mjet “Alfa Romeo” e një “Fuoristradë”. Pritet që policia të japë më shumë informacione.