Pak orë para protestës së opozitës përballë Parlamentit, ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Si zakonisht, mesazhi vjen përmes një postimi në rrjetet sociale. Selia diplomatike e SHBA-së përsërit thirrjen e zakonshme në prag të çdo proteste. Përmes pak rreshtave, ambasada nxit protestuesit të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre, por i bën thirrje qeverisë dhe policisë të tregohen të përmbajtur.
“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.”