Këshilli Bashkiak i ri i Shkodrës, e nis me këmbën jo të duhur. Ishte njoftuar konstituimi i tij me 16 qershor ora 11.30, por mesa duket ka patur probleme me plotësimin e kuorumit që mbledhja të konsiderohet e vlefshme.
Kjo konstatohet në një njoftim që sekretari i Këshillit Bashkiak, Denis Lesha, ka shpërndarë për mediat para pak minutave. Pa shumë komente, arsyetim do ta lexoni vetë më poshtë.
Mbledhja është shtyrë për datën 19 qershor 2023, ora 11.00, nëse nuk do të ketë surpriza të tjera, si për mbledhjen e parë.