Arrihet marrëveshja! “Arena Kombëtare” tashmë do të quhet “Air Albania Stadium”. Lajmi është bërë publik nga “Procesi Sportiv”, teksa mësohet se kompania ajrore do të paguajë plot 650 mijë euro në vit, për vendosjen e emrit të stadiumit kombëtar.
Kujtojmë që inaugurimi i impiantit modern do të bëhët në datën 17 nëntor në sfidën Shqipëri-Francë. Në garë për emrin e ri të stadiumit kanë qenë edhe disa kompani të tjera, por me sa duket oferta e “Air Albania” ka qenë më bindëse.