Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontolleve për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se në një lokal zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, menjëherë është organizuar puna dhe është ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit Xh. L.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan 3 makineri që përdoreshin për të luajtur lojëra fati.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të lokalit, shtetasit Xh. L., 25 vjeç, banues në fshatin Goraj, Malësi e Madhe.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.