Rreth 3 ore pas ngjarjes, policia e Shkodres ka vene ne pranga personin qe plagosi me arme zjarri 20- vjecarin Hermes Beqiri ne lagjen Kiras te Shkodres. Pritet qe policia te jape detaje te tjera per autorin e dyshuar te plagosjes, ndersa sipas uniformave blu i plagosuri eshte ne gjendje te rende per jeten ne spital. Sipas burimeve akoma te pakonfirmuara zyrtarisht nga policia e Shkodres, eshte arrestuar me shume se nje autor. Per kete ngjarje, neser (te dielen) pritet nje dalje per mediat e Drejtorit te Policise Shkoder.