Nën dyshimin se ka ndërhyrë tek një prokuror i Prokurorisë së Tiranës, policia e kryeqytetit ka arrestuar paraditen e së enjtes avokaten Donata Lepenica. Mësohet se Prokurori i Tiranës, Përparim Hasa, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se është përfshirë në rastin e mirmarrjes. Arrestimi në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.